Lajme

Kurti pret ambasadorin e ri të Francës në Kosovë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka zhvilluar një takim gjatë ditës me kryeministrin Kurti.

Me këtë rast i pari i ekzekutivit i uroi mirëseardhje ambasadorit të Francës dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur marrëdhënien e ngushtë me ambasadën franceze, me vullnetin për të rritur bashkëpunimin mes dy shteteve.

Ndërsa ambasadori Guerot, përsërtiti qëndrimin e presidencës dhe qeverisë franceze për shtim të angazhimit dhe rol më aktiv në Ballkanin Perëndimor.

“Falenderojmë presidentin Macron për angazhimin e tij në qershor për të mbyllur çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Vlersojmë lartë përfshirjen e ripërtërirë franko-gjermane në rajon, për procesin e Berlinit dhe për zgjidhjen e dialogut me Serbinë”, tha Kurti.

Gjatë takimit u rikonfirmua edhe gatishmëria e dy shteteve, për të pasur më shumë prezencë të Francës në Kosovë, përfshirë edhe investitorët francezë, e duke theksuar potencialin e mërgatës nga Kosova. Në këtë drejtim, kryeministri potencoi se mirëpret përfshirjen e Agjencisë Franceze të Zhvillimit, si një aktor i rëndësishëm.

Kryeministri Kurti tha se e mirëpret përfshirjen e Agjencisë Franceze të Zhvillimit si një faktor relevant dhe të rëndësishëm./SHQIP.com

/Shqip.com