Kryetarja e Gjykatës Speciale nesër viziton Kosovën

Kryetarja e Gjykatës Specaile, Ekaterina Trendafilova, së bashku me administratoren, Fidelma Donlon, të martën, do ta vizitojnë Kosovën, përcjell Shqip.com.
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se në këtë vizitë, ato do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Speciale.
“Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të Kryetares dhe të Administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale COVID-19, Kryetarja dhe Administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Prishtinë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se kryetarja e Speciales, pritet që të bëjë një vizitë edhe në Mitrovicën e Veriut./Shqip.com