Sport

Sukseset e mbajnë emrin e Bad News Eagles, kualifikohen në turneun e madh të CS:GO në Brazil

Ekipa shqiptare Bad News Eagles e ka mposhtur ekipin forZe në ndeshjen vendimtare, për të shkruar historinë duke u kualifikuar për në turneun e madh në Brazil të CS:GO.

Lojtari më në formë për Bad News Eagle, ishte RigoN, që me një paraqitje fantastike e ktheu ndeshjen nga 1-0, në 2-1.

Lojtari RigoN, arriti që të përfundonte ndeshjen me 64 eliminime.

Turneu Major që do të mbahet në Brazil me datën 5 nëntor është njëri ndër organizimet më të mëdha në sportin e CS:GO.

Çmimet që ndahen në Brazil për ekipet pjesëmarrëse dhe ato që arrijnë të kalojnë raundet e kap vlerën e 1.2 milionë dollarëve./SHQIP.com

/Shqip.com