Të pakten 37 të vrarë nga një sulm në një çerdhe në Tajlandë

Të paktën 37 persona janë vrarë në një sulm në një qendër të kujdesit të fëmijëve në veri-lindje të Tajlandës.
Siç raporton BBC, në mesin e të vdekurve janë më shumë se 20 fëmijë.
Mësuesi i qendrës së kujdesit tha se 24 fëmijë ishin të pranishëm aty. Zakonisht kjo çerdhe merr rreth 92 fëmijë por numri i vogël i fëmijëve të pranishëm ishte fatmirësisht që një autobus që barte fëmijët ishte prishur.

Sulmi filloi kur një burrë i armatosur me armë dhe një thikë hyri në strukturën e kujdesit të fëmijëve në provincën Nong Bua Lamphu
Sulmuesi – i cili vrau veten dhe familjen e tij ndërsa policia e kërkonte atë – është identifikuar si ish-oficer policie Panya Khamrab.

Ai u shkarkua nga forca policore më parë këtë vit dhe po përballej me gjyq mbi akuza droge.
Kryeministri Lututh Çan- oça ka urdhëruar një hetim urgjent në sulm dhe ofroi ngushëllime për familjet e viktimave.
/Shqip.com