Interi në epërsi, pas 45 minutave dramatike
Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Champions League.
Krye ndeshja po zhvillohet në “San Siro”, aty ku Interi po udhëheq përballë Barcelonës.
Barcelona pati posedimin e topit, por ishte Interi ai që pati rastet më të mira.
Fillimisht ishte Hakan Calhanoglu që testoi Mark Andre ter Stegen, i cili bëri një pritje fantastike.
Interi më pas kërkoi një penallti, pas prekjes me dorë nga Erik Garcia, por nuk u dha nga gjyqtari pasi
Lautaro Martinez ishte në pozitë jashtë loje.
Correra vetëm pakë minuta më vonë e qoi topin në rrjet, por edhe kësaj here gola u anulua për pozitë jashtë loje.
Barcelona u dorëzua në mintat e fundit të ndeshjes me Calhanoglu që shënoi me një super goditje.
Pjesa e parë përfundoi 1:0.
Ndeshjet e tjera që po zhvillohen tani:
Club Brugge 1:0 Atletico Madrid
Frankfurt 0:0 Tottenham
Liverpool 1:0 Rangers
Ajax 1:3 Napoli
Porto 0:0 Leverkusen
/Shqip.com