Lajme

PSD i kundërpërgjigjet VV-së me video: Kjo është videoja e vërtetë e Vetëvendosjes

Gjatë ditës së djeshme, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video duke goditur ish partitë politike që kanë udhëhequr Kosovën në 20 vitet e fundit.

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin”.

Kështu kanë nisur videon Lëvizja Vetëvendosje, ku shihet fotografia e Hashim Thaçit, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe të tjerë.

Në video thuhet se ata kanë keq qeverisur herë vetëm dhe herë më njëri-tjetrin dhe vetëm Lëvizja vetëvendosje ishte kundër tyre.

Mirëpo nga PSD-ja ka ardhur reagimi përmes një video ku në përshkrimin e Videos thuhet se kjo është Videoja e vërtet e Vetëvendosjes.

Video e publikuar nga PSD

Sipas PSD-së për 2 vitet kjo Qeveri i hypën xhipave, i lanë banesat e vogla e dolën në shtëpi më të mëdha, luksoze.

Po ashtu sipas PSD-së kjo Qeveri pas 20 viteve ia ktheu Kosovës problemet me energji elektrike.

/Shqip.com