Lajme

LVV “godet” partitë politike, përmend fytyrat kryesore  – i quan shkatërrues të shtetit

Ilustrim

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin”.

Kështu kanë nisur videon Lëvizja Vetëvendosje, ku shihet fotografia e Hashim Thaçit, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe të tjerë.

Në video thuhet se ata kanë keqqeverisur herë vetëm dhe herë më njëri-tjetrin dhe vetëm Lëvizja vetëvendosje ishte kundër tyre.

“Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE”.

Tutje, thuhet se ata e kanë ndarë Kosovën në zona interesi.

“Protestuam në rrugë folëm në kuvend për pazaret që këta i bënë. Edhe pasi humbën beteja e tyre anti-shtet vazhdojë”.

Me tej ,thuhet se këto parti janë bërë bashkë edhe që të rrezojnë Lëvizjen Vetëvendosje.

“Lufta e tyre ndaj shteti është duke vazhduar kudo. Sabotim kundër organizmave të kapur. Duan që të mbysin çdo përpjekje për vendin sepse nuk mund ta shohin atë duke lulëzuar. Zhurme, sharje grevë e çka tjetër vetëm për të sabotuar shtetin dhe sulmuar Qeverinë”.

Me tej, në video ata kanë vazhduar me lavdata për Qeverinë Kurti duke thënë se “hajnat” do të japin përgjegjësi./SHQIP.com