Lajme

Një foshnjë trejavëshe në mesin e 24 viktimave nga COVID-19 sot

Ilustrim.

Një foshnjë trejavëshe është viktima më e re e COVID-19 në Kosovë, transmeton Shqip.com.

Kjo foshnjë vdiq brenda 24 orëve të fundit në vend, si një ndër 24 viktimat e regjistruara gjatë kësaj kohe.

Kjo ditë mbylli një javë, gjatë së cilës pandemia la të vdekur 207 persona, katër prej tyre gra shtatzëna.

Trendi i rritjes së numrit të vdekjeve nisi të dielën e kaluar. Atë ditë u regjistruan 36 vdekje, dyfish më shumë se të shtunën e 28 gushtit.

Në ditën pasuese, të hënën, kur edhe hynë në fuqi masat e reja anti-COVID, jetën nga pandemia e humbën 20 vetë, kurse gjashtë më shumë të martën.

Të mërkurën luftën me virusin nuk e fituan 22 qytetarë. Për 10 persona më shumë, ishte numri më i lartë të enjten.

Të premten ky virus i mori jetën 26 kosovarëve, teksa të shtunën 21 të tjerëve. /Shqip.com