Lajme

25 vjet nga protestat studentore

Sot bëhen 25 vjet që nga protestat studentore që u organizuan me 1 tetor të vitit 1997.

Në atë kohë protestuesit kërkonin rikthimin në objektet studentore dhe kundërshtonin regjimin e Sllobodan Millosheviçit.

Foto nga protesta

Në krye të Lëvizjes Studentore ishin Albin Kurti, Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Hajrullah Koliqi, Fetah Jagxhiu, dhe Ahmet Gecaj.

Foto ng protesta

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve./Shqip.com