Neymarit i duhen vetëm dy gola – për ta barazuar Pelen
Publikuar:
(28.09.2022 08:57:19)

Vetëm dy gola larg historisë.
Neymar Jr duhet të shënojë vetëm edhe tre dy herë – për t’u bërë golashënuësi më i mirë në historinë e Brazilit – duke e barazuar legjendën -Pele që e mban këtë stafetë.
Këmbëshpejti ka realizuar 75 gola me fanellën e Seleçaos, teksa – Pele ka 77-të.
Fakti që Neymar është vetëm 30 vjeçar i bën të mëdha gjasat që ta arrijë këtë qëllim.
Ylli i Paris Sain Germain – e tundi rrjetën edhe një herë në miqësoren ndaj Tunizisë për të dëshmuar momentin e artë që po kalon.
Kampionati Botëror “Katari 2022” po i buzëqesh atij.
Magjistari nga Brazili ka statistika astronomike në këtë sezon.
Ai është autor i tetë golave dhe shtatë asistimeve – ne vetëm tetë ndeshje të zhvilluara në Ligue 1./Shqip.com