Holanda e pandalshme – nën urdhërat e Louis van Gaal
Publikuar:
(25.09.2022 23:14:33)

Që kur Louis van Gaal e mori drejtimin e kombëtares holandez – humbja është fjalë e panjohur.
“Tulipanët” kanë triumfuar në 11-të ndeshje dhe kanë barazuar katër herë.
Teksa – nuk janë mposhtur asnjë herë.
Sonte – kjo skuadër triumfoi ndaj Belgjikës – me rezultat minimal 1-0.
Kjo fitore ishte e mjaftueshme që holandezët ta mbyllin Ligën A – Grupi 4 në vendine parë – me 16-të pikë.
Me këto paraqitje – Holanda po jep sinjale pozitive para fillimit të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Në botëror – “Oranje” gjendet në Grupi A – së bashku me Senegalin, Katarin dhe Ekuadorin./Shqip.com