Parashikimi i motit për sot
Publikuar:
(25.09.2022 07:57:47)

Për ditën e sotme parashihet të jetë mot kryesisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 2 deri në 21 gradë Celsius.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit./Shqip.com