Manolas bëhet me skuadër të re
Publikuar:
(24.09.2022 17:36:14)

Kostas Manolas do e vazhdojë karrierën në Sharjah FC – skuadër nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Qendërmbrojtësi grek ka nënshkruar kontratë valide – deri në vitin 2024 – me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.
Manolas – së fundmi ishte pjesë e Olympiacos – ku zhvilloi 14-të ndeshje kampionale, pesë në Europaligë dhe dy në Ligën e Kampionëve.
31 vjeçari ka përvojë të madhe në supe – pasi e ka djersitur fanellën e Romës për pesë vite.
Teksa – dy sezone e gjysmë ishte edhe pjesë e Napolit.
Në Sharjah FC – ai do të bashkohet me Miralem Pjanic, me të cilin kishte luajtur së bashku në kryeqytetin italian./Shqip.com