KOMF zhvillon aksion simbolik, vendos banka shkollore para Qeverisë së Kosovës

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aktivitet simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Ata kanë vendosur banka shkollore për të simbolizuar të drejtën e fëmijës në arsim.
Në mbështesën e bankave shkollore janë vendosur fakte lidhur me gjendjen e deritanishme prej momentit kur ka filluar greva në arsim.
Greva e përgjithshme në sektorin publik, përfshirë edhe arsimin, ka nisur më 25 gusht.
Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit po kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit për Paga.
Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar një takim midis Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, dhe Komisionit për Arsim.
Edhe pas një takimi të gjatë prej 3 orësh nuk është arritur marrëveshja.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Luljeta Bonshjaku
“Nuk ka kaluar propozimi i Golës, 663 shkolla kanë votuar kundër, 39 për dhe 35 kanë abstenuar, teksa 1 nuk është deklaruar”, ka thënë Boshnjaku për Shqip.com
Ndryshe, kjo është java e katër e grevës./SHQIP.com