Lajme

Krasniqi: Epokë e re me përfaqësim të barabartë gjinor, 50/50 në të gjitha nivelet e vendimmarrjes

Sot Partia Demokratike e Kosovës po mbanë Konventën Programore të Gruas Demokratike.

Në fjalën e saj para të pranishmeve, nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku ka thënë se ajo është pjesë e PDK-së, sepse kjo parti ka guxim dhe projekton të ardhmen

“Jam në PDK se ka pasur dhe ka guxim. Ka guxim të ndërtojë historinë dhe të projekton të ardhmen”, ka thënë Çitaku.

Vlora Çitaku

Ndërsa kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi është zotuar para grave demokratike se qysh në Konventën e ardhshme zgjedhore të PDK-së, do ta bëjnë normë obligative që të gjitha strukturat e PDK-së, në çdo nivel të organizimit, të kenë ndarje të barabartë të pozitave udhëheqëse, 50/50, duke përfshirë pozitat e Kryetarëve, Nënkryetarëve dhe Sekretarëve.

“Në zgjedhje lokale, aty ku kandidati për Kryetare ose Kryetar është i njërës gjini, bartësi i listës për Asamble Komunale duhet të jetë i gjinisë tjetër. Do të synojmë që listat tona kandiduese të jenë në pajtim me Ligjin për Barazi Gjinore dhe jo me kuotën prej 30 %, që tashmë është dëshmuar si e tejkaluar. Qeveria e udhëhequr nga PDK, në të ardhmen, do ta reflektojë barazinë e plotë gjinore. Kjo do të bëhet normë edhe për qeveritë lokale, ku tashmë kemi dhënë dëshmi e shembuj në disa komuna”, ka thënë Krasniqi.

Vlora Çitaku- Donjeta Sahatçiu

Pjesë e kësaj Konvente është edhe nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës./Shqip.com