Lëkundje tërmeti në jug të Shqipërisë, kjo është epiqendra
Publikuar:
(18.09.2022 16:44:09)

Një tërmet ka goditur mesditën e sotme jugun e Shqipërisë.
Tërmeti me magnitudë 3.7 ka rënë 14 kilometra larg Gjirokastrës.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale, njofton Abcnews.al.
Theksojmë se në muajin gusht, një tërmet prej 3.8 ballësh kishte goditur Gjirokastrën i cili ishte ndjerë edhe në Greqi./Shqip.com