Tërmet në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë ndier pasditen e së martës në jug të Shqipërisë. Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) raporton se lëkundjet ishin 3.8 ballë dhe kanë ndodhur në orën 13:38. Epiqendra ka qenë Gjirokastra dhe tronditja është ndier deri në Greqi. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar./Shqip.com