City përballet me Wolves, Tottenhami pret Leicesterin
Pas një jave pauzë Premier League do të vazhdojë me disa ndeshje mjaft interesante.
Ndeshja e parë që zhvillohet të shtunën është përballja ndërmjet Manchester Cityt edhe Wolves.
City ka pasur një fillim mjaft të mirë me katër fitore e dy barazime, kurse Wolves kanë vetëm një fitore.
Skuadra vendase po e vuajnë shumë mungesën e Raul Jimenez, i cili është i lënduar, prandaj ata nënshkruan Diego Costan.
“The Citezens” gjenden në vendin e dytë me 14 pikë, kurse Wolves janë në vendin e 16 me vetëm gjashtë sosh.
Kjo ndeshje zhvillohet në ora 13:30.
Të shtunën zhvillohet edhe përballja ndërmjet Tottenham dhe Leicesterit, me fillim nga ora 18:30.
Skuadra e vetme pa fitore në Premir League janë “Dhelprat”, pasi pas gjashtë ndeshjeve kanë pesë humbje e një barazim dhe gjenden në vendin e fundit.
Derisa, Tottenham ene nuk kanë shijuar humbjen me katër fitore e dy barazime dhe gjenden në vendin e tretë në renditje./Shqip.com