Lajme

Haxhiu: Kurti ka nevojë për fizioterapi, pas qëndrimit ulur dhe punës me ngarkesë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se ndjehet mirë që ka zgjedhur profesionin e fizoterapeutit.

Ai tha se për kryeministri Kurti ka nevojë për një fizioterapi, pas qëndrimit të tij ulur, pasiv si dhe punës me ngarkesë, shkruan Gazeta10.

“Njerëzit e kanë zgjedhur fizioterapinë edhe para Bekim Haxhiut, ajo do të ekzistojë edhe pas Bekim Haxhiut. Normal, që i takoj si profesion, e kam zgjedhur si profesion është kënaqësi që mundesh me i ndihmu. Ka nevojë sigurisht edhe Kurti, në veçanti pas punës me ngarkesë që e ka dhe qëndrimit ulur e pasivitetit.

Ai ka thënë se aktualisht nuk e ushtron këtë profesion, por do t’i bënte mirë kryeministrit.

“Aktualisht nuk jam duke e ushtruar profesionin. Por, do t’i bënte mirë kryeministrit t’i shoh efekte e fizioterapisë. Shpeshherë ka përpjekjeje që të krahasohen fizioterapia me infermierin. Të gjithë jemi profesionist të pavarur, me detyra në kuadër të profesionit tonë”, tha Haxhiu në Prime Time.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla

Ai tha se në draftin e ri të propozuar nga Qeveria, koeficienti është jo i mirë për mjekësi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se tashmë janë vendosur në platformë për diskutim publik Projekt Ligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Projekt Ligji për Zyrtarët Publik.

Lexo edhe:
(Dokument)Projektligji për Paga del në konsultim publik, këta janë koeficientet e propozuar

Ai tha se për 3 javë rresht do të jetë mundësia që të adresohet çdo koment ose sugjerim.

“Për 3 javë nga sot, të gjithë do të keni mundësinë të adresoni çdo koment apo sugjerim lidhur me këto dy projekt-ligje apo pjesë të caktuara të tyre. Si Ministri e mirëpresim kontributin e të gjitha palëve të interesit, në mënyrë që këto dy projekt-ligje të ofrojnë më të mirën e mundshme”, ka shkruar ai./SHQIP.com