Sarah dhe Pm flasin rreth planeve për martesë

Sarah dhe Pm po vazhdojnë që të jenë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë, por edhe nga publiku.
Atyre i adresohen shumë pyetje në rrjete sociale – me të shpeshta janë ato për martesë.
Kjo vjen pasi ishte Sara, e cila ka ngritur dyshime rreth dasmës.
Së fundi, ajo sërish ka hapur një pyetësor me ndjekësit, por këtë herë ka vendosur që t’ju përgjigjet partneri i saj, Dj Pm me disa video.

Si çdo herë tjetër, të gjithë janë shumë kurioze se kur do të martohet çifti.
E për këtë Dj PM e ka një përgjigje.
“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”, ka thënë ai në video.

Ndryshe, ata janë krijuar çift në “Big Brother VIP”, lidhje kjo që vazhdon edhe jashtë.