Sport Ndërkombëtar A do e rrënojë Barcelona - fortesën e quajtur "Bayern Munchen?

Në shtëpi – si kundërshtar

Robert Lewandowski

Emri i tij u këndua në kor – për tetë vite në “Allianz Arena”

Tifozët bavarez e kishin “idhull”, e trajnerët e çmonin shumë.

Robert Lewandowski i fitoi të gjithë titujt e mundshëm me Bayern Munchen – duke qenë sulmuesi kryesor i skuadrës.

I shënoi 69 gola në Ligën e Kampionëve dhe 238 në Bundesliga, theu rekorde e fitoi çmime individuale.

Por, në merkaton e verës i ndau rrugët me skuadrën gjermane – për tu bashkuar me Barcelonën.

Për ironi të fatit – Lewa sonte do të rikthehet në “shtëpi”, por si kundërshtar.

Tashmë – aftësitë e tij për të shënuar gol do t’i përdorë kundër Bayernit.

Sulmusi polak po kalon formë të jashtëzakonshme edhe me ekipin e ri, sepse ka shënuar nëntë gola dhe ka asituar dy herë – në vetëm gjashtë ndeshje.

34 vjeçari është lider i katalunasve në fushën e gjelbër dhe ka një mision: Ta mposhtë ish-skuadrën.

Numërimi mbrapsht ka filluar – ora 21:00 do t’i kthejë sytë e botës nga Gjermania.

Hakmarrje – apo vazhdim i dominimit?

Liga e Kampionëe ka vënë përballë shumë herë Barçën dhe Bayernin.

Mddje, në sezonin e kaluar – gjermanët u bënë arsyeja pse katalunasit u eleminuan në fazën e grupeve – për ta vazhduar rrugëtimin në Europaligë.

Në total – dy gjigandët e futbollit evropian janë takuar 11-të herë ndërmjet vete.

Tetë herë triumfoi Bayerni, dy herë Barcelona, teksa një ndeshje u ndanë në “paqe”.

Kampionët e Bundesligës e kishin turpëruar skuadrën katalunase dy vite më parë – duke e mposhtur 8-2 në Lisbonë – ndeshje që nuk u kapërdie lehtë.

Xavi Hernandez – tashmë ka krijuar një skuadër thuajse plotësisht të re, dhe në formacionin startues ka vetëm dy futbollistë që janë mbi 30 vjeçar: Lewandowski dhe Sergoi Busquets.

Në anën tjetër – Bayerni e ka ruajtur “boshtin” e ekipit, teksa në sulm ka një lider të ri: Sadio Mane.

Fusha e gjelbër do të “flas” më së miri.

Të dyja ekipet e kanë nisur edicionin e ri në Champions me fitore – teksa Barcelona është lidere për shkak të golaverazhit më të mirë./Shqip.com