Arnautovic – njeriu i momentit në Serie A
Publikuar:
(13.09.2022 15:04:50)

U kërkua nga Manchester United, por Bologna nuk e lëshoi.
Dhe – tashmë po dihet pse.
Marko Arnautovic është golashënuesi më i mirë në Serie A – në këtë sezon.
Sulmuesi austriak po kalon në formë jetësore – pasi ka shënuar gjashtë gola – në po aq ndeshje të zhvilluara.
Ani pse Bologna – gjendet në pozitën e 12-të – shtatgjati është shndrruar në “ankth” të kundërshtarëve.
Paraqitje të mirë – 33 vjeçari pati edhe në sezonin e kaluar – sepse e mbylli me 14-të gola dhe një asistim.
Arnautovic ka kontratë me ekipin italian – deri në vitin 2024, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet gjashtë milionë euro./Shqip.com