Brozovic – hero i Interit
Publikuar:
(10.09.2022 19:52:30)

Interi i është rikthyer fitores.
Neurazurët kanë triumfuar ndaj Torinos – me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Marcelo Brozovic – kur po zhvillohej minuta e 89-të.
Festa shpërtheu në taborin vendas.
Në anën tjetër, mysafirët nuk arritën ta barazojnë rezultatin – përkundër orvatjeve.
Pas kësaj ndeshje – Interi ngritet në vendin e tretë të Series A – me 12-të pikë të grumbulluara.
Teksa, Torino mbtet në vendin e shtatë – me dy pikë më pak.
Në këtë derbi – për 90 minuta u paraqit edhe Mergim Vojvoda, i cili po e zhvillon sezonin e tretë në elitën e futbollit italian./Shqip.com