Napoli i Rrahmanit – lider në Serie A
Publikuar:
(10.09.2022 16:55:15)
Napoli nuk po ndalet.
Skuadra e udhëhequr nga Luciano Spalleti – ka triumfuar ndaj Spezias – me rezultat minimal 1-0 – dhe e ka rrëmbyer primatin në Serie A.
Vendasit e dominuan këtë takim nga fillimi, por rrugën deri te goli e gjetën vetën në minutën e 89-të.
Topin në rrjetë e dërgoi – Giacomo Raspadori.
Për 90 minuta në këtë takim u paraqit edhe Amir Rrahmani – që ishte lider në repartin defanziv.
Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës – po kalon një sezon fantasik – duke mos lënë vend për gabime.
Deri më tani – ky ekip ka arkëtuar katër fitore, është ndalur dy herë më barazim – ndërsa nuk ka asnjë humbje.
Në anën tjetër, Spezia gjendet në pozitën e 14-të – me vetëm pesë pikë në total./Shqip.com