Policia kap me afro dy kilogramë drogë dy persona në drejtim Prishtinë-Gjakovë, iu sekuestrohen 14 mijë euro dhe një “Audi Q5”

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka pranuar informacione se dy persona të dyshuar me një veturë me targa vendore janë duke transportuar substanca narkotike në drejtimin Gjakovë – Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se njësitë përkatëse pas marrjes së veprimeve kanë arritur që ta ndalojnë veturën e lartcekur, me ç’rast është bërë edhe arrestimi i dy personave të dyshuar, ku gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale:
• një (1) veturë me targa vendore,
• dy (2) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit mariuhanë me peshë rreth 1425 gramë (1 kg e 425 gramë).

Pas konfirmimit të urdhrit verbal, njësia policore nga DHTN në asistencë nga NjRSh- Gjakovë ka zbatuar urdhër-kontrollin në pronën/shtëpinë dhe dyqanin e njërit nga të dyshuarit, ku gjatë kontrollit si provë materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar:
• para në vlerë prej 14075 euro (14 mijë e 75 euro),
• një (1) qese najloni e mbushur me substancë e dyshuar për narkotikë e llojit mariuhanë me peshë rreth 536 gramë,
• dy (2) telefona mobilë,
• një armë zjarri/revole, një (1) karikator dhe 12 fishekë të kal 9×19 mm.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe rasti është duke u hetuar./SHQIP.com