Xhavit Haliti thotë se PDK-ja është “gati”
Publikuar:
(06.09.2022 22:37:56)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mbajtur dje dhe sot takime me me anëtarët e Kryesisë, deputetët e Grupit Parlamentar dhe Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK-ja.
I pranishëm ka qenë edhe deputeti, Xhavil Haliti, ku ka lënë të kuptohet se një energji e re po shpërthen në PDK.
Ai ka shpërndarë fotografitë e këtyre takimeve duke shkruar ‘Gati..’.
Ndryshe, siç bëhet e ditur këto takime janë mbajtur për të koordinuar agjendat politike dhe legjislative para fillimit të Sesionit vjeshtor parlamentar.
Krasniqi në Facebook ka thënë arsyeje ka qenë gjendja socio-ekonomike dhe politike në vend që sipas tij po përkeqësohet çdo ditë e më shumë./SHQIP.com