Ecuri perfekte e Ballkanit – në sezonin e ri

Kampioni nuk po ndalet.
FC Ballkani po vazhdon të jetë në formë fenomenale edhe në sezonin e ri të Superligës.
Skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja ka arkëtuar tri fitore – në po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Drenica, Dukagjini e Prishtina janë kundërshtarët të cilët u mposhtën nga “xhebrailiat”.
Madje, ekipi nga Suhareka nuk ka pranuar asnjë gol të vetëm deri më tani – duke e treguar forcën e tyre në çdo repart.
Interesant është fakti – se në të trija xhirot e zhvilluara deri më tani – Ballkani ka triumfuar me rezultat minimal 1-0.

Teksa, lider është SC Gjilani – sepse ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara
Ndeshjen e rradhës, kampioni në fuqi e zhvillon në kuadër të Europa Conference League – kundër CFR Cluj – të enjten, me fillim nga ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Shqip.com