Ndjenja e fitores rikthehet në kampin e Dardanëve

Pas një serie jo të mirë të rezultateve, Përfaqësuesja e Kosovës i është rikthyer fitores.
Dardanët arritën që të mposhtin Gjeorgjinë me rezultat minimal 1-0 për t’i arkëtuar pikët e para në kualifikimet për Botërorin e vitit 2022, shkruan Shqip.com
Edhe pse me shumë mungesa, sidomos në repartin sulmues, Kosova ishte superiore në çdo aspekt ndaj Gjeorgjisë, ndërsa goli i vetëm erdhi në minutën e 18-të të ndeshjes, kur David Khocholava Dav shënoi në portën e gabuar.
Pas këtij goli, mundësitë për ta dyfishuar epërsinë ishin të mëdha, dhe nëse Lirim Kastrati do ishte më i saktë në konkretizimin e rasteve, epërsia do ishte më e thellë.
Për tu lavdëruar ishte performanca e lartë në repartin e mesfushës ku Valon Berisha dhe Ibrahim Dresevic ishin fenomenal në ndërprerjen dhe në nisjen e aksioneve.
Pas këtij takimi, Kosova pozicionehet në vendin e tretë të Grupit B, me tre pikë të grumbulluara nga tre ndeshje të zhvilluara.
Sfida e radhës e Kosovës do të zhvillohet me datë 5 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, kundër Greqisë.
Video i golit të vetëm të shënuar në këtë takim. /Shqip.com