Protestë para Qeverisë për rastin e 11-vjeçares
Publikuar:
(05.09.2022 12:24:33)

Një tjetër protestë gjatë ditës së sotme është organizuar kundër dhunës së 11- vjeçares.
Protesta është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj dhe ka filluar nga ora 12:00.
Kjo protestë mbahet një javë pas protestës që është mbajtur javën e shkuar për të njëjtën çështje.

“ Çika e Gra jemi krahë për krahë”, “Gra armatosuni”, “Çika e Gra merrni nga një sprejë në çantë”, “Shteti i ka duart me gjakun e grave” janë disa nga thirrjet që kanë bërë protestuesit drejt Qeverisë së Kosovës./Shqip.com