Lajme Ballkan

Vuçiq: Krenar për miqësinë me Shqipërinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq përmes një postimi të realizuar në llogarinë e tij në Instagram është shprehur krenar për miqësinë midis shtetit të Serbisë dhe Shqipërisë.

“Krenar për Beogradin dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar viteve të fundit”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij.

Këtë mbishkrim presidenti i Shqipërisë e ka bërë në një foto të postuar së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama është duke qëndruar në Beograd në kuadër të Samitit “Open Ballkani”.

Lexo edhe:
“Marrëveshja me Kosovën, zgjidhje e Open Balkan”, Rama: Respekte për Vuçiçin, zgjodhi paqen

Ai nga atje ka shprehur respektin ndaj Aleksandër Vuçiçit për të cilin tha se ka zgjedhur paqen, ndërsa iu referua marrëveshjes Serbi-Kosovë.

Në këtë Samit është duke marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH Zoran Tegeltija, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë Peter Sijarto dhe shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavuşoğlu.

Ndryshe, Kosova është një nga shtetet skeptike të Ballkanit Perëndimor për t’u përfshirë në projektin ”Ballkani i Hapur”./Shqip.com