Ministria e Punëve të Jashtme i jep leje vizitës së Bërnabiq në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq pritet që të vizitojë Kosovën ditën e hënë me 5 gusht.
Kërkesën e saj për vizitë në Kosovë e ka aprovuar Ministria e Punëve të Jashtme e Diasporës.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së për Shqip.com.
Siç raporton radio kontakt plus, ajo gjatë vizitës njëditore do të qëndrojë në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç dhe Zveçan.
Nga “zyra” që drejton Petkoviq kanë thënë se e kanë bërë publike vizitën e Brnabiq 72 orë më herët, në përputhje me marrëveshjen për vizita zyrtare.
Ndryshe, kjo është vizita e saj e parë në Kosovë në rolin e kryeministres së Serbisë./SHQIP.com