Lajme

Kryeministrja e Serbisë të hënën pritet të vizitojë Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq të hënë pritet të vizitojë Kosovën.

Siç raporton radio kontakt plus, ajo gjatë vizitës njëditore do të qëndrojë në Mitrovicë, pastaj në Zveçan dhe Leposaviq.

Nga “zyra” që drejton Petkoviq kanë thënë se e kanë bërë publike vizitën e Brnabiq 72 orë më herët, në përputhje me marrëveshjen për vizita zyrtare.

“Vizita e kryeministres së Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq, në Kosovë ka për qëllim të përcjellë mesazhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, në kuadër të të cilave rruga e vetme për të arritur mbijetesën dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë”, thuhet në deklaratën.

Ndryshe, kjo është vizita e saj e parë në Kosovë në rolin e kryeministres së Serbisë./SHQIP.com