Asociacioni i Komunave të Kosovës thërret mbledhje urgjente, shkak mosekzekutimi i pagave ndaj mësimdhënësve
Publikuar:
(31.08.2022 21:21:32)
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës nesër do të mbajë mbledhje urgjente.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Shqip.com brenda AKK-së.
Kjo mbledhje vjen për shkak të “mos-ekzekutimit të plotë të pagave të punonjësve të sektorit arsimor para-universitar dhe administratës komunale”, thotë ky burim.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë konferencës për media ka thënë se ekzekutimi i pagave për grevistët është bërë pjesërisht.
Ai thënë se “greva e deklaruar nga SBASHK-u dhe BSPK në fund të muajit gusht, pra nga data 25, ka krijuar nevojën që të riprocesohen edhe llogaritjet edhe për ato organizata buxhetore që ndikohen nga greva e shpallur”./Shqip.com