Më shumë se 40% e amerikanëve mendojnë se lufta civile ka mundësi të ndodhë brenda një dekade

Sipas një sondazhi të realizuar nga YouGovAmerica, dy në pesë amerikanë besojnë se lufta civile është e mundshme në 10 vitet e ardhshme.
Mes retorikës së nxehtë nga mbështetësit e Donald Trump, gjetjet, në hulumtimin e YouGov and The Economist, ndjekin rezultate të ngjashme me sondazhe të tjera.
Në sondazhin e YouGov and The Economist, 65% e të gjithë të anketuarve thanë se dhuna politike ishte rritur që nga fillimi i vitit 2021.
Më pak se 62%, mendonin se dhuna politike do të rritej në vitet e ardhshme.

Pjesëmarrësit u pyetën gjithashtu: “Duke parë përpara për 10 vitet e ardhshme, sa e mundshme mendoni se do të ketë një luftë civile në këtë vend?”
Midis të gjithë qytetarëve amerikanë, 43% thanë se lufta civile ishte e mundshme. Midis demokratëve të kjo shifër ishte 40%. Por mes republikanëve kjo shifër ishte 54%.
Të dielën në mbrëmje, senatori i Karolinës së Jugut Lindsey Graham, parashiko “trazira në rrugë” nëse Trump akuzohet për mbajtjen e dokumenteve të fshehura pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, materiale të gjetura nga FBI në shtëpinë e Trump këtë muaj.
Graham, u kritikuan shumë për parashikimin e tij.
Madje, gjatë ditës së djeshme Mary McCord, një ish-zëvendës prokurore e përgjithshme në detyrë tha se ishte “tepër e papërgjegjshme që një zyrtar i zgjedhur të bënte kërcënime të fshehura për dhunë, vetëm nëse zbatimi i ligjit dhe Departamenti i Drejtësisë bëjnë punën e tyre”.
McCord, tha se njerëzit janë të zemëruar dhe mund të jenë të dhunshëm dhe se ajo që di Trump dhe Graham është se njerëzit e dëgjojnë atë dhe ata në të vërtetë mobilizohen dhe bëjnë gjëra.
“6 janari ishte rezultat i kësaj taktike të njëjtë nga Presidenti Trump dhe aleatët e tij.”, dekalaroi Mary McCord, shkruan The Guardian, transmeton Shqip.com.
Pas zgjedhjeve politike në SHBA, me 6 janar 2021 shpërthyen trazirat ku ndodhën nëntë vdekje, përfshirë vetëvrasjet mes oficerëve të policies.
Mbështetësve të Trumpit u tha të “luftonin si në ferr” për të përmbysur humbjen e tij nga Joe Biden dhe ata u përpoqën të ndalonin certifikimin e rezultateve zgjedhore.
Që atëherë, frika nga dhuna politike është rritur.
Shumica e ekspertëve besojnë se një konflikt i armatosur në shkallë të plotë, si lufta civile amerikane e viteve 1861-65, mbetet e pamundur.
Por shumë kanë frikë nga një rritje e ndarjes së mprehtë politike dhe dhunës në mënyrë eksplicite politike, veçanërisht pasi politikanët republikanë që mbështesin gënjeshtrën e Trump për mashtrimin elektoral konkurrojnë për Kongresin, pallatet e guvernatorit dhe postet kryesore të zgjedhjeve shtetërore.
Këtë muaj, Rachel Kleinfeld, specialiste e konflikteve civile në Carnegie Endoëment for International Peace, i tha Guardian: “Vendet me demokraci dhe qeveri aq të forta sa ajo e Amerikës nuk bien në luftë civile. Por nëse institucionet tona dobësohen, historia mund të jetë ndryshe.”/Shqip.com