De Jong nuk pranon ulje page – e as largim nga Barcelona
Publikuar:
(29.08.2022 15:48:49)

Frenkie de Jong dëshiron të qëndroi në Barcelonë.
Por, nuk po pranon ulje të pagës.
Ani pse diçka e tillë i është kërkuar nga klubi katalunas – 25 vjeçari nuk e ka ndërmend të ndërrojë mendje – sipas Fabrizio Romanos.
Teksa, vazhdon të jetë në radarin e Chelseat e Manchester United – dhe së fundmi Liverpoolit.
Magjiku holandez ka zhvilluar 32 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës, teksa ka regjistruar tri gola dhe tri asistime.
Frenkie u bashkua me blaugranët në vitin 2019, teksa paraprakisht ka qenë pjesë e Ajaxit./Shqip.com