Sport Shqiptar

Endrit Krasniqi – “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Endrit Krasniqi

Prishtina i arkëtoi tre pikë e kapiteni shkëlqeu.

Endrit Krasniqi është zgjedhur “Ylli i Javës” së katërt në Superligën e Kosovës.

27 vjeçari – pati paraqitje fenomenale në ndeshjen ndaj Llapit dhe kjo i është shpërblyer.

Ai, fillimisht u pengua në zonën e rreptësisë – dhe fitoi penalti për skuadrën e tij – të cilën në gol e konkretizoi Kreshnik Uka.

Më pas, Krasniqi e tundi rrjetën edhe vet – duke e rrëmbyer vëmendjen kryesore nga ai derbi.

Pasi e pranoi këtë çmim ai tha ndër të tjera se “besoj që ky çmim është meritë e gjithë skuadrës, por natyrisht edhe e imja. Si unë personalisht, ashtu edhe i gjithë ekipi patëm paraqitje shumë të mirë në ndeshjen me Llapin, por në të njëjtin nivel kemi luajtur edhe në të ndeshjet e deritanishme”.

Teksa, shtoi se “Mendoj që në Prishtinë është duke u bërë një organizim shumë i mirë dhe kjo na jep shpresë që të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe t’i marrim ndeshjet një nga një”.

Mesfushori – kishte oferta të shumta në merkaton e verës – por vendosi që të qëndrojë në Prishtinë.

Madje, ai e refuzoi edhe KF Shkupin – pas inisistimit të trajnerit, Ismet Munishi.

Bardhekaltërit gjendet në vendin e dytë në tabelë – me shtatë pikë të grumbulluara – deri më tani.

Në total kanë arkëtuar dy fitore dhe kanë barazuar një herë – teksa “testin” e madh do ta kenë në xhiron e ardhshme – pasi e presin Ballkanin në stadiumin “Fadil Vokrri”./Shqip.com