Lajme Botë

Protestë kundër lirimit të 11 burrave që përdhunuan në grup një grua muslimane në Indi

Protesta të mëdha  janë duke u mbajtur në të gjithë Indinë kundër vendimit të qeverisë për të liruar 11 burra që u burgosën për jetë për përdhunimin në grup të një gruaje muslimane, Bilkis Bano.

Siç raporton BBC, katërmbëdhjetë anëtarë të familjes së saj u vranë gjithashtu gjatë trazirave fetare në shtetin Gujarat në vitin 2002.

Ndërsa, dhunuesit e Banos u liruan pasi bënë 15 vjet burg.

Burra e gra thërrisnin sllogane që i kërkonin qeverisë të kthente vendimin për lirimin e përdhunuesve.

Ylli indian i filmit dhe aktivistja e të drejtave të grave Shabana Azmi i tha agjencisë së lajmeve AFP në kryeqytetin Delhi se nuk mund të qëndrojnë që kjo të ndodh në vendin e tyre.

“Ajo që ndodhi me Bilkis Bano, ajo që ndodhi me familjen e saj, ne nuk mund të qëndrojmë dhe ta shohim këtë të ndodhë me vendin tonë. Kjo është pse ne do të mblidhemi të gjithë së bashku dhe do të ngremë zërat tanë”, tha Azmi.

Ndërsa, Aditi, një studente që kishte dal në protestë tha se kjo kishte filluar të bëhet normale ne vendin e tyre gjë e cila nuk është në rregull.

“Kjo misogji dhe patriarkana është rritur kaq shumë dhe është normalizuar deri në atë pikë sa tani përdhunimi është normal për njerëzit,” tha Aditi.

Më vete, më shumë se 100 nëpunës civilë në pension i shkruan krye-drejtësisë së Indisë për të thënë se lirimi i përdhunuesve do të kishte një ndikim të ftohtë në sigurinë e të gjitha grave.

Vendimi për të liruar të dënuarit më 15 gusht u njoftua nga qeveria e Gujaratit ndërsa India festoi 75 vjetorin e pavarësisë.

Një video që është bërë virale tregoi burrat e rreshtuar jashtë burgut të Godhras, ndërsa të afërmit u jepnin ëmbëlsira dhe preknin këmbët për të treguar respekt.

Bano e quajti vendimin për t’i liruar burrat “të padrejtë” dhe tha se e kishte “tronditur” besimin e saj në drejtësi./Shqip.com