25 pacientë me Covid-19 po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme
Publikuar:
(28.08.2022 10:16:58)

Sipas raportit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës me COVID-19, po trajtohen 25 pacientë në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.
Ndërsa sa i përket klinikave, në Klinikën Infektive janë të shtirë 6 pacientë ndërsa në Klinikën e Gjinekologjisë janë të shtruar 3 pacientë.
As në Spitalet e Përgjithshme nuk qëndron më mirë gjendja. Spitali i Gjakovës prinë me 10 pacientë, pastaj Spitali i Prizrenit me 3 dhe po ashtu ai i Gjilanit me 3 pacientë.
Momentalisht në Kosovë janë 1900 raste aktive me COVID-19./Shqip.com