Sport Shqiptar

Gjilani i rikthehet fitoreve, Malisheva mposhtet në shtëpi

SC Gjilani

Kanë përfunduar dy ndeshjet e zhvilluara sot – në kuadër të Superligës së Kosovës.

SC Gjilani ka triumfuar 3-1 ndaj Trepçës 89, teksa Malisheva është mposhtur nga Drenica – me rezultat 1-2.

“Skifterat” me këtë tre pikësh e kanë dëshmuar ecurinë e tyre fenomenale deri më tani – me tri fitore dhe një barazim.

SC Gjilani – foto nga e kaluara

I dalluar në këtë përballje te vendasit ishte Mevlan Zeka, që e realizoi një eurogol nga gjuajta e lirë, teksa nga një herë shënuan edhe Arbër Prekazi e Elton Cale.

Kurse, për mysafirët – golin e nderit e realizoi MBA.

Në takimin tjetër, Drenica dha sinjale që po këndellet – pasi ishte fitorja e parë sezonale.

Ndërsa, Malisheva e regjistroi humbjen e dytë.

Superliga po duket e “nxehtë” edhe në këtës sezon./Shqip.com