Lajme

24 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19 në klinika dhe spitale të Kosovës

Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Aktualisht në të gjitha klinikat në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 24 pacientë nga COVID-19 në Kosovë.

Duke u bazuar në të dhënat e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, në Klinikën Infektive janë duke marrur trajtim tetë pacientë si dhe një tjetër është në Mjekimin Intensiv.

Klinika e Gjinekologjisë e ka vetëm një pacient, kurse numrin me të madh të personave të cilët janë duke marrur trajtim nga COVID-19 e ka Spitali i Gjakovës ku po trajtohen nëntë pacientë.

Në Spitalin e Prizrenit, të shtrirë janë dy pacientë, në atë të Pejës nëntë ndërsa në Spitalin e Gjilanit janë gjithsej gjashtë persona të cilët janë duke u trajtuar nga COVID-19.

Lexo edhe:
188 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 188 rate të reja me COVID-19 ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 2.254 persona.

Gjatë këtij 24 orëshi janë shëruar 483 qytetarë/Shqip.com