Lajme

Moti gjatë pasdites me rrebeshe shiu, shkarkesa rrufesh e breshër

Foto ilustruese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe jostabil.

 Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që vende-vende të ketë reshje shiu të përcjellura me rrufe.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes./SHQIP.com