Rozë

Fero “tallet” me Taynën për operacionet plastike në një ‘live’ me Kozakun

Reperi kosovar, Feronit Shabani i njohur si Fero është ndër personazhet më të komentuar në mediat rozë.

Ai është aktiv mjaft shumë në rrjetet sociale, e së fundmi edhe në TikTok.

Ai dhe Kozaku kanë realizuar një lidhje ‘live’ teksa bisedonin gjëra të ndryshme.

Gjatë bisedës Kozaku shprehet se Tayna është dobësuar sipas atij, ndërsa Fero “tallet” me reperen.

“Atë s’duhet me e pyet a ka muzikë të re, a ka ndonjë operacion të ri.”, dëgjohet të thotë reperi teksa qeshin së bashku.

Ndryshe, Fero, ka pak ditë prej kur është liruar nga paraburgimi./Shqip.com