Lajme

Vjedhi orë dhe telefon me pistoletë lodër, kërkohet burri nga Policia në Prizren

Policia e Kosovës

Një person është në kërkim nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka vjedhur një telefon mobil dhe një orë dore nga një burrë në Prizren.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, viktima e kishte vërejtur dhe me pas i dyshuari ka nxjerrë një pistoletë e cila vërtetohet se ka qenë lodër.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari i pa njohur i kishte vjedhur një orë dore dhe telefonin mobil dhe pasi që viktima kishte vërejtur dhe ka tentuar të ja marr, i njëjti kishte nxjerr një pistoletë. Gjatë patrullimit zyrtarët policore kanë vërejtur të dyshuarin dhe gjatë ndjekjes i kishte rënë pistoleta lodër”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, Policia ka njoftuar se i dyshuari është në arrati dhe rasti është duke u hetuar./Shqip.com