Lajme

Aksident trafiku tek Pallati i Rinisë në Prishtinë

Sot gjatë ditës së shtunë ka ndodhur një aksident trafiku tek Pallati i Rinisë në Prishtinë.

Në fotografitë e siguruara nga Shqip.com, shihet se në aksident janë të përfshira dy automjete.

Përveç dëmeve materiale nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti.

Megjithatë, në vendin e ngjarjes shihen Policia e Kosovës.

Shqip.com ka tentuar që të kontaktoj me Policinë e Kosovës por deri me tani nuk kanë dhënë ndonjë informacion./Shqip.com