Lajme

KEDS-i me këshilla se si të kontribojmë në kursimin e energjisë elektrike

Kompania për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka publikuar disa këshilla për kursimin e energjisë elektrike, në një kohë që konsiderohet si krizë botërore e energjisë.

Përmes një njoftimi për media KEDS, thotë se amvisëria është njeri ndër shpenzuesit më të mëdhenj mund të kontribuojnë në kursimin e energjisë.

“Amvisëria si një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike mund të kontribuojë shumë në uljen e konsumit, sidomos aty ku ka mundësi të madhe të kursimit. Nëse çdo konsumator kursen energji elektrike për vete dhe familjen e tij, ne në fakt jemi duke kursyer energji edhe për konsumatorët e grupeve të ndjeshme, të cilëve mund të ju nevojitet energjia elektrike më shumë se kurrë”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Tutje, nga KEDS-I thonë se të bëhet  shfrytëzimi alternativ me ngrohje aty ku ka mundësi, kalimi në ngrohje efecient, kujdese në ngrohësit e ujit etj./Shqip.com