Vdes një turist italian në Sarandë, dyshohet se pësoi arrest kardiak
Publikuar:
(17.08.2022 19:04:36)

Një turist italian ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin e Sarandës.
Sipas mediave në Shqipëri ai dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
“33-vjeçari me iniciale D. N. rreth orës 16:30 është paraqitur në spital dhe më pas ka ndërruar jetë. Autoritetet spitalore dyshojnë se shtetasi italian ka pësuar arrest kardiak”.
Tutje, thuhet se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./SHQIP.com