FC Besa nuk është shuar

Media të ndryshme – në Kosovë raportuan gjatë ditës së djeshme se “FC Besa është shuar”.
Por, diçka e tillë nuk është e vërtetë.
Kjo është bërë e ditur nga një deklaratë zyrtare – të bërë nga vetë klubi – në llogarinë zyrtare në Facebook.
Ndër të tjera – në këtë postim thuhet se FC Besa – nuk është shuar e as nuk do të shuhet, ani pse problemet financiare janë serioze.
Po ashtu – përmes këtij postimi i është bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi – të ndihmojnë në aspektin financiar.
Skuadra me traditë – tashmë do të garojë në Ligën e Dytë, sepse sezonin e kaluar pësoi rënie edhe nga Liga e Parë.
Rënia në një kategori të tillë, është një katstrofë për Besën, e cila ishte kampione e Kosovës tri here radhazi në 2004-2005 / 2005-2006 dhe 2006-2007./Shqip.com