Topi i Artë – çmimi që nuk e fitoi dot Thierry Henry

E kishte shpejtësinë, kreativitetin, goditjen me të djathtën e as titujt nuk i munguan.
Thierry Henry është një legjendë në ishull – për të cilin thuren tregime ende.
Por, në sirtarin e asit francez mungon një çmim i madh: Topi i Artë.
Këmbëshpejti e fitoi Premierligën me Arseanlin – pa asnjë humbje të vetme në sezonin 2003-2004.
Ai ishte katër herë golashënuesi më i mirë në Premierligë – ankth i kundërshtarëve.
Teksa, po ashtu fitoi dy herë Këpucën e Artë – në Evropë.
Trofeun e Ligës së Kampionëve ishte afër ta “rrëmbente” me londinezët, ama u mposht në finale nga Barcelona – në vitin 2006.
Si për ironi të fatit – ai u bashkua më vonë me skuadrën katalunase dhe e fitoi veshgjatën.
Titi u pensionua nga futbolli – në vitin 2014 – në Neë York Red Bulls, Amerikë.