Lajme

SHSKUK publikon raportin e pacientëve që po trajtohen në QKUK dhe në Spitalet e Përgjithshme

58 pacientë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës si edhe në Spitalet e Përgjithshme me COVID-19.

Në Klinikën Infektive po qëndrojnë 22 pacientë ku dy prej tyre janë në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi.

Sa i përket Klinikave, prin Klinika e Pediatrisë me 3 pacientë, pastaj Klinika e Neonatologjisë 2 pacientë dhe në fund Klinika e Gjinekologjisë me 1 paciente.

Ndërsa sa i përket Spitaleve të Përgjithshme prin Spitali i Gjakovës me 10 pacientë, pastaj ai Pejës me 9 pacientë dhe Prizrenit e Gjilanit me nga 5 pacientë./Shqip.com