Pas peticionit pro, nis edhe një peticion kundër bartjes së shamisë në shkollë

Në rrjet po qarkullon një peticion kundër bartjes së shamisë islame.
“STOP mbajtja e shamisë nëpër shkolla dhe në Kosovë” quhet peticioni i nisur nga Luljeta Bunjaku dhe tashmë është nënshkruar nga 800 njerëz.
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar edhe një herë qëndrimin e tij pro mbajtjes së shamisë për vajzat nga mosha 16-vjeçare.

“Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” ishte kampanja përmes së cilës Durim Berisha dhe Liridon Kurti kërkuan të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor.
Kampanja në fjalë përfundoi dy ditë më parë, pasi sipas iniciuesve, kërkesa e tyre është marrë seriozisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit./Shqip.com